Hidromorava

Policia prangos dy gjilanas për falsifikim dhe shpërndarje të parave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni arrestojnë dy persona të dyshuar dhe sekuestrojnë para me ngjyrë që dyshohet se janë të grabitura. Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas një pune operative profesionale në teren ka siguruar informacione se dy persona të dyshuar meshkuj/shqiptar/kosovar me iniciale Q.A (1953) dhe SH.B. (1964), merren me falsifikim dhe shpërndarje të parave.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në PK, në koordinim dhe bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan kanë siguruar bazën ligjore për aplikimin e masave të përcaktuara me ligj dhe me datë 27.09.2019, është realizuar një operacion për kapjen e personave të dyshuar (të potencuar më lart me iniciale).

ARKATANA

Si rezultat i këtij operacioni policor dy personat e dyshuar është arrit të ndalohen në Suharekë dhe gjatë kontrollimit tek i dyshuari Q.A. (1953), janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha (196 X 50), ose shuma e përgjithshme 9800 (nëntëmijë e tetëqind) Euro, që dyshohet se janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë para të grabitura.

Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe bastisje në lokacionet e të dyshuarve në Prizren dhe Sallagrazhd, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent ndaj dy të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për procedura të mëtejme njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.