ARKATANA

Policia konfiskon armë në Shillovë dhe Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ankuesja Serbe shtetase e Kosovës (drejtoreshë e shkollës fillore në fshatin Shillovë, komuna Gjilan), ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa nxënës të shkollës në fshatin Shillovë derisa kishin qenë duke lozur në oborrin e shkollës kishin hip mbi kulmin e një objekti i cili gjendet brenda rrethojës së shkollës, dhe në lojë e sipër në nën kulmin e atij objekti, nxënësit kishin larguar disa tjegulla dhe dyshohet se kanë parë një armë zjarri ku pastaj kishin njoftuar arsimtarët e tyre.

Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë tërhequr një pushkë gjysmë automatike (Papovkë), prodhim Jugosllav të kalibrit 7.62 mm si dhe tetë krehër me nga dhjetë fishek, gjithsej 80 (tetëdhjetë) fishek kalibrit 7.62 mm, të cilat janë konfiskuar nga policia.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet nga NJHK.

Fundamenti

Në rastin e dytë Policia e Kosovës Njësiti i hetimeve në shtëpinë e të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës kanë konfiskuar një armë pistoletë si dhe një karikator. Besohet se i dyshuari armën e ka marrë nga një person tjetër duke e shkëmbyer me një sasi të narkotikëve në vlerë prej 60 € që dyshohet të jetë marihuanë.

Po ashtu është lokalizuar dhe ndalur nga policia edhe ky i dyshuar. Njësiti i hetimeve si provë materiale kanë gjetur edhe një sasi të narkotikeve afër 2.9 gram, që besohet të jetë substancë e dyshuar mariuhan.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, nën akuzën për “Armë mbajtje pa leje” dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve”. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.