UBT

Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar në Gjilan për katër vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ka zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar. Të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dhe në grup edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur përmes thirrjeve telefonike, përdorimit të identiteteve të rrejshme dhe metodave të sofistikuara dhe kanë arritur t’i bindin që të investojnë në bursa fiktive dhe kriptovaluta.

FITORJA

Këtë veprimtari kriminale të dyshuarit dyshohet se e kanë ushtruar nga një lokacion (zyrë) e modifikuar si qendër e thirrjeve e cila ka qenë e kundërligjshme.
Në cilësi të provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar:

  • 3 vetura;
  • 3 kompjuterë;
  • 9 telefona mobilë;
  • 10044 euro (para të gatshme);
  • 100 franga zvicerane (para të gatshme);
  • 1100 dollarë amerikanë (para të gatshme);
  • 50 copë municion;
  • DVR;
  • Router-a;
  • Kufje;
  • Monitorë kompjuteri;
  • Dokumente të ndryshme.
    Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit meshkuj kosovarë ndalohen për 48 orë, derisa rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.