ARKATANA

Poezi nga Demush Mehmeti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

SI ME E KAPË

Dua e si me e kapë një fjalë
Të duhuren
Të vetmen fjalë
Që hartën e të trazuarit shpirt shpërfaqë
Krejt si ndjehet
Me plotnin që në vete bartë
Buzëqeshjen e bukur ëmbëlsirë
Lotin brengë
Dua ti vendos
Me radhê në panteonin e times fjalë
Dua një fjalë fuqi Zot drite
Dritë që dua ta shobë

PËRTEJ DRITE

Kot e thonë ju ikët
Na dëbuan prapë vet erdhëm
Në largim një lot i dhimbjes ishim
Ne rrugë kthimi shpresë
Dritë e përtej drite

DO LEHIN KOT

Eco Higjiena

Mbi ats sytë e tu të mdhenjë por si sy drenushe
E zbehëta dritë hëne përmes dritares bie
Hija qerpikut të shtrihet mollëzave
Njollë shkëlqyes buzëve tua rri
Me më të bukurën ëndërr flej e qetë
Në dritën e pikëditës ecë rrafsh me krahun tim
Ecë pa frikën fiksion ligësie
Ti e shenjëta e shtrenjëta gjysmëpjesa ime
Dua të më këndellësh buzëqeshje ëmbëlsirë
Vetëm bashkë do gjallëron jeta jonë
Po u zgjuam e u shtuam
Langojt do lehin kot

RRJEDHË SHPIRTI

Lot ti burim rrjedhë shpirti
Vet vjenë dhe kur duhet
Edhe pse kush s’të donë
Vjen me freskinë tënde magji
Kuptim i çdo mërzie
Vulë gëzimi je
Shpirti digjet shkrumb
Pa ty po mbet

MËNGJESI TË MË GJEJ TË DEHUR

Kur të më vish krejt si dua e si duhet eja
Ani dhe në ëndërr le të jet vetëm eja
Aromë njomtake ma fresko çdo pore shtati
Eja përqafom pa më zgjuar
Mos të zgjohen të heshturat plagë
Me të pahapurat të rri në paqe
Deri sa ti vret gëzimi yt
Eja me atë ngrohtësin tënde të hyjnishme
Ngrohma timin asht
Mëngjesi të më gjej të dehur
Pa dhembje dashuri plot !…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.