Poet i dhimbjeve të prekshme atdhetare e njerëzore…
Gjilan – Në këtë rrugë imagjinative krijuese, kaherë është nisur edhe Fetah Maliqi – (1959), poet nga Dardana. Ai brenda pak kohe, ka botuar 5 vepra poetike e letrare si janë: “S’të harroj vendlindje”, Prishtinë, 2015; “Dardania lind trima”, Pika 5/A Gjilan, 2016; “Flokët e vuajtjes”, Rozafa, Prishtinë, 2016; “Re të zeza ende mbi tokë”, Rozafa, Prishtinë, 2016 dhe e fundit: “Rrugë e maratonit”- Rozafa, Prishtinë, 2017. Në të gjitha këto vepra të tij poetike është prezent dhimbja e njeriut tonë, sidomos e atij që po jeton larg atdheut, larg familjes dhe shoqërisë shqiptare. Këtë “jetë e posedon edhe Fetah Maliqi, i cili, një pjesë të jetës po e jeton në Hamburg të Gjermanisë, por asnjëherë nuk e harron atdheun e vendlindjen e tij. Ai shton se, vendlindja, sido që të jetë, ajo është vendlindje. S’ka me vendlindjen, atdheun tënd të shtrenjtë e të shenjtë!
Poetët janë si lulet që ju japin aromë të gjithë njerëzve. Ata janë pak më ndryshe se njerëzit e rëndomtë. Shohin më tepër dhe më thellë se të tjerët. Sytë e tyre shohin përtej asaj jete “tjetër”. Janë “piktura” që e hijeshojnë vendin, njerëzit dhe botën, në përgjithësi. Janë, pra, të çuditshëm! Janë mrekullia e jetës dhe e njerëzimit…
Por, këta krijues i adhuron edhe masa e gjerë. I lakmojnë për fuqinë dhe temperamentin e tyre krijues. Janë zot të vetvetes. Janë mbretër të fuqisë krijuese! Pse jo? Askush më shumë se poetët nuk mund ta shohin botën e universit. Me vargjet e tyre poetike, ata e hijeshojnë jetën. Pra, janë “lule” të jetës, të cilët botës i japin shije jete. E hijeshojnë dhe e bëjnë kopsht për ta adhuruar të gjithë njerëzit. Jo vetëm kaq.
Në këtë rrugë imagjinative krijuese, kaherë është nisur edhe Fetah Maliqi – (1959), poet nga Dardana. Ai brenda pak kohe, ka botuar 5 vepra poetike e letrare si janë: “S’të harroj vendlindje”, Prishtinë, 2015; “Dardania lind trima”, Pika 5/A Gjilan, 2016; “Flokët e vuajtjes”, Rozafa, Prishtinë, 2016; “Re të zeza ende mbi tokë”, Rozafa, Prishtinë, 2016 dhe e fundit: “Rrugë e maratonit”- Rozafa, Prishtinë, 2017. Në të gjitha këto vepra të tij poetike është prezent dhimbja e njeriut tonë, sidomos e atij që po jeton larg atdheut, larg familjes dhe shoqërisë shqiptare. Këtë “jetë e posedon edhe Fetah Maliqi, i cili, një pjesë të jetës po e jeton në Hamburg të Gjermanisë, por asnjëherë nuk e harron atdheun e vendlindjen e tij. Ai shton se, vendlindja, sido që të jetë, ajo është vendlindje. S’ka me vendlindjen, atdheun tënd të shtrenjtë e të shenjtë!
Në një bisedë rasti, ai na shtoi se, në janar të vitit 1992 është detyruar të marrë rrugën e mërgimit, me të vetmen dëshirë që ta ndryshojë jetën për të mirë. Dihet, atë kohë, në vitet 1992 e më vonë, kushtet e jetës ishin jo aq të lakmueshme, por zhgënjyese dhe pa asnjë vullnet jete e pune.
“Po, shtoi Fehah Maliqi, poet nga Dardana, – e vështirë ka qenë vendosja ime që të marrë rrugën për Suedi, një vend i largët dhe i panjohur për mua. Por, ja jeta. Ajo të shtie ta kërkosh fatin ku nuk e mendon fare. U gjenda në këtë vend dhe vazhdova aktivitetin tim humanitar e krijues. Isha një “lloj” arkatari i fondit të “tre përqindëshit”. Më besonin njerëzit, por edhe unë u besoja atyre. Doja që të japi një kontribut timin për ta ndihmuar Kosovën e një kohe. Sepse, aso kohe, Kosova ishte nën thundrën e regjimit serb, ku popullata shqiptare jetonte pa kushte jete e pune. Një okupim i hekurtë e klasik. Këtu, në Suedi punova si mësimdhënës në ciklin e ulët. Ipja mësim plotësues për fëmijët shqiptarë në Figeholm-Oskarshamm. Edhe pas kësaj pune, unë e përcillja gjendjen shqetësuese në Kosovë. Jo vetëm kjo.
Pas vitit 1993 u vendosa në Hamburg të Gjermanisë, por aktivitetin tim humanitar nuk e ndala dot. Përherë isha në angazhimet humanitare dhe në çështjen e lirisë së atdheut, Kosovës. Morra poste të ndryshme. U zgjodha deputet i LDK-së, nëndega në Hamburg. Në këto vite të jetës, fillova nisjet e para të shkrimeve letrare. Bëra një veprimtari të kënaqshme artistike. Këto krijime letrare më ngulitnin më tepër për dhembjet që i kisha se isha larg atdheut, larg familjes dhe larg vendlindjes. I ndryja këto dhembje në shpirt e zemër. Krijoja dhe malli ndaj atdheut kurrë nuk mu shuante. Hyra në jetën letrare. U anëtarësova në Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Isha edhe organizator i demonstratave në shërbim për ta njohur realitetin shtypës e kolonizues që po ushtrohej egërsisht në Kosovë nga pushteti gjenocid serb. Dhe, jo vetëm kaq.
Tani, pas këtyre aktiviteteve, isha edhe punëtor krahu. Punoja dhe mendja më shkonte në Kosovë. Pësova rëndë në punë. Rrëshqita nga një kat i një ndërtese sa mbeta i “vdekur” për jetë. S’di si më kanë ofruar gjer në spital. E dijë se 33 operacione mi kanë bërë. Shtatë muaj nuk kam lëvizur. U bëra 20 kg njeri. Jeta më ishte në pikëpyetje. Mjekët më ofruan të nënshkruaj fatin tim të fundin. Kur u gjenda në këtë gjendje, sikur më shkonte brenda më shumë ta nënshkruaj vdekjen. Thosha, pse të jetoj kështu?! Por, ja ngjau mrekullia. Më intervenuan me “mjetin” e fundit dhe, përnjëherë jeta mu kthye “ndryshe”. E munda “vdekjen”. Ishin shenja e para të jetës. Habitesha si erdhi kjo gjendje. Por, ja u ringjalla dhe jam ai që e mbijetova vdekjen. Tash jam mirë. Kjo është mrekullia e Zotit. Ai bëri ringjalljen time në jetë…”
Fetah Maliqi është njeri e poet modest. Bisedon njeri me te, por jeta “tjetër” e dhimbjeve, i ka lënë “mbresa” të pashlyeshme. Është urtak, zemërgjerë, human, krijues që premton, por është edhe njeri i fjalës e i respektit. Kur flet, fjala e tij është si një lloj cicërimë zogu që nuk ka “zhurmë” tjetër. E do shoqërinë të sinqertë. Është adhurues i veprave letrare. Gati të gjitha veprat i ka shpërndarë nëpër biblioteka e tek shokët e gjerë. Pra, tash është në “taktin” e jetës e punës. Me fjalë të tjera, ai tash është i kthyer jetës letrare.
Ai nga viti 2015 ka filluar të botojë vepra letrare. Veprat e tij janë dhimbë e njeriut tonë. Janë dhimbje të prekshme atdhetare dhe njerëzore. Këto dhimba nuk i hiqen lehtë. Edhe poeti ynë, Ali Podrimja, në veprën e tij “Dhimbë e bukur”, në një rast, ka shtuar: “Ajo që është jona, na dhemb”. Pra, dhimbja për poetin Fatah është dhimbë e “bukur”, por është edhe dhimbë e pashëruar e njeriut. Prandaj, këto refleksione poetike janë dhimbë të prekshme që artikulonë zërin e mallit për vendlindjen, prindërit, familjen, në përgjithësi.
Ja tek vepra”Flokët e vuajtjes” si shton: “Ah, kurbet, të rëntë pika/më degdise, ku nuk të prita!/ Më ikin mendët, humb fare, së menduari me plot pse, pse? (f.25). Edhe pas kësaj “gjendje”, Fetah Maliqi e pati një shpresë jete, e cila ju kthye poezisë duke kënduar fuqishëm, jo vetëm për dhembjet e njeriut, por ka kënduar edhe për dëshmorët e kombit dhe për figurat tjera që i njeh historia jonë.
Ky është Fetah Maliqi, poet nga Dardana, i cili poezinë e ka “ushqim” shpirti për ta shpërfaqur realitetin e jetës sonë në përgjithësi./tefik selimi/rajonipress/


