HW

Pluhur në qytet (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
HW

Nuk po shihja gjë e qyteti po shkundte pluhurin e shekujve, si pëlhura kur valëvitet në një erë të tërbuar vjeshte.

Kalimtarët pyesnin njëri-tjetrin se ç’po ndodhte me tërbimin e kohës së çmendur. Një lazdran qenërisht lehte e kalimtarët e vonuar të jetës kërkonin kohë tjetër, bulevardeve, ku vetmia frymon ndryshe.

Edhe era, edhe rrugët, edhe fjalët duhej të kishin shkundur pluhurin e tyre në këto rrugë të mjera, të themi edhe të bukura, pasi trishtimi kishte lëshuar kudo dhe qëmoti rrënjët e veta të thella. Zogjtë, në këta rrokaqiej të zhurmshëm të vetmisë e kërkonin atë pjesën e tyre të historisë, për ta harruar vajin e fëmijërisë mëkatare.

Mobi Casa

Edhe unë tashmë e kisha shkundur pluhurin e jetës në taketuken e ndodhive, përderisa zogjtë nuk kishin kujt t’i talleshin, Zotit apo fatit, derisa askund s’kishte mbetur njeri…

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.