RCCOLA

Pesë këshillat e gjysheve tona për shëndetin që i vërteton shkenca

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjyshet tona gjithmonë kanë pasur një alternativë sa herë që jemi prekur nga probleme të ndryshme shëndetësore. Në vijim ju sjellim disa prej tyre.

Supë të shpisë kundër ftohjes

Supat e shtëpisë, sidomos ato me mish të pulës, janë hit i vërtetë në sezonin e gripit dhe ftohjes. Po ashtu, edhe shkenca e ka dëshmuar se vetitë e supës si kjo janë më shumë se sa që ne mendojmë. Në fakt, supa nxit krijimin e mekanizmave kundër inflamacioneve që i lehtësojnë simptomat e inflamacioneve të organeve të sipërme të frymëmarrjes. Ndihmon edhe në sekretimin e mukozës që lehtëson kollën. Përndryshe, supa e pulës përmban edhe antioksidues.

Mjalti shëron kollën

Shumë nëna që kujdesen për fëmijët e tyre në sezonin e ftohjeve posedojnë një kavanoz me mjaltë sepse njihen fare mirë vetitë e mjaltit. Por, çfarë thotë shkenca për mjaltin? Në njërin nga studimet shkencëtarët dhe mjekët kanë grumbulluar 105 fëmijë të sëmurë në moshën midis 2-18 vjeç dhe i kanë ndarë në tri grupe. Grupi i parë ka marrë ilaçe tipike kundër kollës, grupi i dytë mjaltë, derisa grupi i tretë nuk kishte marrë ilaçe. Rezultatet më të mira k treguar grupi që kishte konsumuar mjaltë.

Një lugë sheqer kundër lemzës

Hidromorava

Kundër lemzës secili e ka ilaçin e vet – mbajtjen e frymës, sasi të madhe me ujë … Por, jo gjithmonë ndezin këto ilaçe. Por, ilaçi më efikas që ju ka ndihmuar shumicës, e që nënat tona e këshillojnë është: një lugë plot me sheqer. Të njëjtën e ka dëshmuar edhe dr. Edgar Engelman që në vitin 1971. Ai në revistën “New England Journal of Medicine” ka publikuar rezultatet e studimit të tij ku ia ka dalë që me një lugë sheqer të ndalë lemzën në 19 nga 20 raste.

Korja e bukës është më e shëndetshmja

Gjyshet tona gjithmonë kanë thënë se si korja e bukës është pjesa më e shëndetshme e saj. Ndoshta edhe shkencëtarit gjerman dr. Thomas Hoffman i ka treguar të njëjtin tregim kështu që në moshën e rritur ka bërë studim në të cilin ka analizuar përbërjen kimike të bukës dhe kështu ka dëshmuar atë që kanë thënë gjyshet. Kjo ndodh gjatë pjekjes së bukës ku vjen deri në një reaksion në krijimin e antioksiduesve në koren e bukës që me efikasitet luftojnë qelizat e gjakut.

Mos dilni në të ftohtë, do të ftoheni

Edhe dihet s ftohjen e shkaktojnë viruset, e jo vetëm i ftohti, edhe sot e kësaj dite nënat sugjerojnë mos të dalim në të ftohtë se ftohemi. Duket se ka diçka të vërtetë këtu. Shkencëtarët në Kardif kanë vendosur të dëshmojnë se i ftohti mundet ta nxitë ftohjen. Ata kishin grumbulluar 180 vullnetarë në sezonin e ftohjes dhe gjysmës ju ishte thënë t‘i futin këmbët në ujë të ftohtë për 20 minuta. Gjatë javës vijuese rreth 33 për qind e atyre në ujë kishin zhvilluar simptoma të ftohjes, për dallim nga 9 për qind që nuk kishn futur këmbët në ujë.

(Kosova Sot)