UBT

Pesë fshatra të komunës së Vitisë hyjnë nën menaxhimin e kompanisë së ujërave “Hidromorava”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është nënshkruar sot marrëveshja e përbashkët për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit për pesë fshatra të komunë së Vitisë.

Këtë marrëveshje e nënshkruan Ymer Salihu kryeshef ekzekutiv i Kompanisë “Hidromorava” dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Në bazë të kësaj marrëveshje, fshatrat Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Tërsteniku, kalojnë nën menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”.

Haliti, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e këshillave të këtyre fshatrave, u shpreh se mbikëqyrja e rrjeteve të ujësjellësit do të jetë më e sigurt, si në kontrollimin e ujit në aspektin e cilësisë dhe pastërtisë, po ashtu edhe në evitimin e defekteve dhe problemeve që mund të shkaktohen.

ARKATANA

Ai gjithashtu ka falënderuar menaxhmentin e Kompanisë së ujërave “Hidromorava”, e posaçërisht kryetarët e këshillave të fshatrave, që kanë qenë ekspeditiv dhe të përkushtuar për të ardhur deri tek kjo marrëveshje që sot e nënshkruan.

Në takim u shqyrtua edhe mundësia për inicimin e procedurave ligjore për vazhdimin e përfshirjes për hyrje nën menaxhim të kompanisë “Hidromorava” edhe të fshatrave Zhiti, mandej Stubëll, Vërban, Goshicë, Skifteraj etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.