UBT

Përurohet sistemi i ujësjellësit në Uglar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është bërë përurimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Uglar, që ishte nevojë imediate e banorëve.

Pjesëmarrës në inaugurimin e këtij projekti me rëndësi jetike, ishin kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, ambasadori i Katarit në Tiranë dhe Prishtinë Jaber Ali Adouseri, drejtori i Qatar Charity në Doha Yousuf Al Kuwari, drejtori i organizatës Qatar Charity, Esam Dabab, disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë dhe përfaqësuesit e banorët e fshatit.

Kryetari Alban Hyseni, tha se janë mbledhur për të përuruar sistemin e ujësjellësit në fshatin Uglar, që ishte nevojë imediate e banorëve.

“Pas 9 dhjetorit të vitit 2021 kur e filluam qeverisjen lokale gjetëm 15 fshatra pa ujë të pijshëm. Sot ky është projekti i 5 që po e përmbyllim dhe se projekti i radhës tashmë ka nisur dhe po shkon drejt përfundimit”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se vlera e investimeve në ujësjellës është 1.5 milionë euro, ku rreth 10 mijë banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm.

GRANDEMALL

Më tej kryetari shtoi se ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët që realizohet, por janë edhe disa projekte tjera në fusha të ndryshme.

“Që nga fillimi me Qatar Charity që tashmë janë miqtë tanë, jemi dakorduar për një partneritet strategjik me projekte që kanë ndikim shoqëror”, tha Alban Hyseni.

Kryetari uroi banorët e Uglarit për sistemin e ri të ujësjellësit.
Drejtori i operacioneve Abdulaziz Heji, shpreson që ky bashkëpunim i mirë në mes tyre dhe Komunës së Gjilanit të vazhdoi edhe në të ardhmen.

“Ishte nder që të punojmë me popullin tuaj dhe shpresojmë që mbështetja të vazhdoi edhe pas realizimit të këtij projekti”, tha Heji.

Drejtori i operacioneve, premtoi realizmin e projekteve të tjera për të mirën e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.