UBT

Përurohet busti i dëshmorit Florin Maliqi në Sadovinë të Çerkezve

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Viti – Përmes një tubimi përkujtimor në Sadovinë të Çerkezve, u nderua jeta dhe vepra e dëshmorit Florin Maliqi, i cili ra në betejën e Koshares, para 24 vitesh, ku me këtë rast u bë edhe përurimi i bustit të këtij dëshmori.

Për veprën e dëshmorit Maliqi, folën nënkyetari i komunës Hasan Aliu, ish-komandanti i Brigadës 138, Rrustem Berisha, kryetari i Organizatës së familjeve të dëshmorëve, Qemajl Rexhepi, përfaqësuesi i këshillit të fshatit, Rexhep Osmani dhe nëna e dëshmorit Maliqi, Mevlide Maliqi.

Të gjithë folësit lartësuan veprën dhe sakrificën e dëshmorit Maliqi për atdhe.

Fundamenti

Ndërsa, pjesa e dytë e këtij tubimi përkujtimor u karakterizua me program artistik, ku me disa pika u paraqitën kori i qytetit të Vitisë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” në Viti, këngëtari Mehmet Zuka dhe dy poezi.

Ky organizim u mbajt në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Vitisë, e cila shënohet me datën 5 maj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.