UBT

Vitia po kremton pavarësinë e Republikës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Viti po shënohet kjo ditë me aktivitete të ndryshme të cilat po organizohen nga komuna e Vitisë, konkretisht DKRS.

Me këtë rast fillimisht u mbajt një seancë solemne e Kuvendit komunal që ju kushtohet kësaj dite të rëndësishme historike.

Mw pas përfaqësues të komunës së Vitisë, në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, shëndetësisë dhe të tjerë bënë homazhe dhe u vendosën kurore lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Mobi Casa

Aktivitet për ndër të 17 shkurtit pritët të vazhdojnë më pas, konkretisht me fillim në ora 11:00 ku pritet të mbahet një koncert festiv në sallën e koncerteve, brenda shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Po ashtu sot nga ora 11: 00 në këtë vend do të bëhet edhe promovimi i librit “Çamëria, dhembje kombëtare“ nga autori Nexhmedin Bardhi.

Nga ora 12:00 në Sadovinë të Vitisë, do të mbahet ndeshja reviale në mes të SHF “Kosova”- Viti dhe SHF “Kurda”- Prishtinë./rajonipress/