FITORJA

Përmbyllet suksesshëm “Vjeshta letrare e Gjilanit”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ars Clubi “Beqir Musliu” me një koktej rasti ka përmbyllur suksesshëm aktivitetin e saj krijues për vitin 2012. Sabit Rrustemi tha se janë përpjekur që gjatë vitit 2012 të sjellin para gjilanasve libra të rinj dhe me vlera.

Në prani të shumë krijuesve, poetëve, shkrimtarëve edhe nga diaspora e Kosova Lindore Ars Clubi “Beqir Musliu” e ka përmbyllur “Vjeshtën letrare të Gjilanit” edicioni i tretë.

Sabit Rrustemi udhëheqës i këtij asociacioni kulturor tha se viti 2012 për ta ishte një vit i mbarë kurse Vjeshta letrare e Gjilanit ka sjellur krijues, botime e evenimente të rëndësishme kulturore. “Jemi përpjekur që gjatë vitit 2012 para lexuesve e krijuesve gjilanas të sjellim libra të rinj e me vlerë” tha Rrustemi.

Hidromorava

Këtë eveniment kulturor e ka përgëzuar edhe Qemajl Mustafa i cili tha se Ars Clubi ka bërë punë të mira sepse e ka mbajtur dhe avancuar jetën kulturore në Gjilan duke promovuar libra e vepra të rëndësishme për krijuesit gjilanas.

Edhe Veton Nevzati drejtor i kulturës tha se institucionet komunale e kanë përkrahur fushën e kulturës dhe në veçanti botimet e rëndësishme dhe me vlerë për qytetin dhe krijimtarinë.”Jam i sigurt se vitin tjetër do të kemi një përkujdesje edhe më të madhe në fushën e kulturës , meqë këtë na i mundëson edhe buxheti që këtë vit është ndarë me kohë” tha Nevzati.

Në përmbyllje të Vjeshtës letrare ishin të pranishëm edhe Bujar Salihu poet e krijues që jeton dhe vepron në Zvicër, pastaj Nehat Ramizi krijues nga Presheva, Halim Hasani e Arsim Halili nga Bujanoci, Faton Bislimi kuadër universitar në Kanada, Xhevat Latifi, Avni Rudaku e Aziz Mustafa dhe poete të reja e me perspektivë për Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.