Hidromorava

Urime dita e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – T`i, që e ndërton të nesërmen, mos harro! Pavarësia nuk është vetëm një festë, por një detyrë e shenjtë, një libër i shkruar me mund, sakrifica, dashuri dhe krenari. Çdo rresht i tij është trashëgimi, çdo kapitull është përgjegjësi.

Ta nderojmë të shkuarën duke ndërtuar të ardhmen me krenari.

Në librin e lirisë, populli është aktori i sakrificës.
Kjo tokë flet me zërin e dëshmorëve, me ëndrrat dhe idealin e tyre për liri. Ky flamur, që valon krenar në çdo mal, në çdo fushë e në çdo shtëpi, është krenaria jonë.

Ti, që e ndërton të nesërmen, mos harro! Pavarësia nuk është vetëm një festë, por një detyrë e shenjtë, një libër i shkruar me mund, sakrifica, dashuri dhe krenari. Çdo rresht i tij është trashëgimi, çdo kapitull është përgjegjësi.

Fundamenti

Të mos lejojmë që harresa të prekë sakrificat, të mos lejojmë që drita e lirisë të zbehet. Ta nderojmë të shkuarën duke ndërtuar të ardhmen me krenari. Kosova nuk është vetëm historia jonë, por edhe ëndrra që nuk shuhet, trashëgimia që nuk mposhtet dhe libri që kurrë nuk mbyllet.

Kosova është jeta, dhe ne jemi fryma e saj!

URIME!