ARKATANA

Përkujtohet dëshmori Safet Rexhepi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi, udhëheqës komunal të Vitisë, të prirë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të dëshmorit në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Me këtë rast, u kujtua me nderim dhe respekt kontributi i madh i Safet Rexhepit për lirinë e vendit, duke theksuar se sakrifica e tij është udhërrëfyes për brezat e rinj.

Po ashtu, në këtë ditë u mbajt edhe një manifestim përkujtimor në shkollën fillore në Zhiti, e cila mban emrin e dëshmorit Safet Rexhepi.

Në këtë ngjarje morën pjesë nxënës, mësimdhënës, përfaqësues komunalë dhe qytetarë të shumtë.

Hidromorava

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se ruajtja e kujtimit për dëshmorët është detyrë qytetare dhe institucionale.

Ai përgëzoi shkollën për punën edukative dhe përkushtimin për të mbajtur gjallë kujtimin për Safet Rexhepin, i cili dha jetën për lirinë që sot e gëzojmë.

Ai tha se e di që në këtë ditë familjarët kanë dhimbje, por se duke kujtuar të gjitha sakrificat për liri, janë falë gjakut të atyre që dhanë jetën për të, prandaj kjo është edhe një ditë krenarie.

Manifestimi u përmbyll me aktivitete kulturore dhe artistike, të përgatitura nga nxënësit e shkollës, që pasqyruan ndjenjat e respektit dhe krenarisë për figurën e dëshmorit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.