Hidromorava

Haliti: LDK po fuqizohet në të gjitha nivelet

/ 1 minutë lexim
ZN

Viti – Angazhimi i LDK-së mbetet i palëkundur, dhe në këtë udhëtim do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë strukturat e partisë në çdo nivel ka thënë Sokol Haliti.

Sokol Haliti i cili kësaj radhe është edhe kandidat për deputet ka thënë se gjatë takimeve që po zhvillon me strukturat e partisë në teren ka vërejtur se ajo po fuqizohet në të gjitha nivelet.

UBT

“Angazhimi i LDK-së mbetet i palëkundur, dhe në këtë udhëtim do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë strukturat e partisë në çdo nivel” ka shkruar Haliti.

Haliti së bashku me Visar Azemin dhe Vjollca Zejnullahun kanë pasur takime të rëndësishme me strukturat e LDK-së, të fshatrave të Ramjanit, Dardanisë, Sllatinës së Epërme, Sllatinës së Poshtme dhe Fshatit të Ri./rajonipress/