ARKATANA

Përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi sot përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, në krye me zv. Kryetarin Hasan Aliu, kanë bërë homazhe në varrin e tij në fshatin Gjylekar të Vitisë.

Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Organizatës së Veteranëve të Luftës, përfaqësues të partive politike, bashkëluftëtarë, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit.

Me këtë rast u vlerësua lart vepra dhe kontributi deri në flijimin e tij për liri.

GRANDEMALL

Ndërkaq pasi që shkolla e fshatit Gjylekar mbanë emrin e këtij dëshmori është mbajtur edhe një program shkollor për ditën e shkollës, ku një fjalë rasti mbajti edhe zv. kryetari Aliu.

Gjithashtu sot në orët e mbrëmjes pritet të mbahet edhe finalja e turneut tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi”.

Përndryshe Kenan Halimi ra dëshmor si pjesëtar i UÇK-së, në luftën e fundit më 1999, në komunën e Suharekës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.