Haliti priti në takim kryetarin e ri të OVL-UÇK-së në Viti, Idriz Quni
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e ri të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti (OVL-UÇK), Idriz Quni i shoqëruar me ish kryetari i deritanishëm, Abdyl Bajrami dhe nga ish-kryetari i SHFD-UÇK-së, Qemajl Rexhepi.
Me këtë rast Haliti i ka uruar atij që për pozitën e marrë dhe ka falënderuar njëherit edhe kryetarin e deritanishëm z. Bajrami për bashkëpunimin ndërinstitucional.
Ai po ashtu tha se është i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional me këtë institucion të rëndësishëm./rajonipress/