Fundamenti

Përkujtohen dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sot në 23 vjetorin e rënies dëshmorë në betejën e Jezercit, janë përkujtuar vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “ Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin e lindjes së tyre.

Haliti, në fjalën e rastit tha se populli ynë gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare dhe karakteristika tepër humane, fisnike dhe padyshim tepër të guximshme siç ishin vëllezërit Sylejmani, dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Hidromorava

Me këtë rast janë ndarë mirënjohje edhe për dy kontribuuesit e palodhshëm, Nuhi Ibushi për kontributin e dhënë në vitet e 90-ta, konkretisht në shfrytëzimin e shtëpisë së tij në zgjedhjet demokratike si dhe për lëshimin e shtëpisë për shkollë.

Poashtu, me mirënjohje është nderuar edhe Ahmet Musliu, për mirëmbajtën e kompleksit memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.