Nga Gjermania për në Viti është nisur një donacion i rëndësishëm, që do të ndihmojë zjarrfikësit në punën e tyre fisnike
Viti – Komuna e Vitisë së shpejti do të pajiset me disa automjete dhe disa pajisje, të cilat do të jenë në shërbim të Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti.
Ky donacion u bë i mundur falë përkushtimit dhe vullnetit të bashkatdhetarit tonë nga Binça e Vitisë, z.Vilson Gega, i cili bashkëpunoj ngushtë me autoritetet gjermane dhe komunën e Vitisë, që të sjellim këtë donacion shumë të rëndësishëm në Viti.
Kjo ndihmë do të lehtësoj punën për zjarrfikësit tanë në misionin e tyre të mbrojtjes së jetës dhe pasurinë e qytetarëve tanë.
Dua të falënderoj nga zemra z. Gegën, përfaqësuesit gjermanë dhe të gjithë atyre që janë angazhuar që ky donacion të nisët për Viti.
Ju faleminderit!