Fundamenti

Kadriu: Përkrahja e madhe qytetare, është dëshmi se i kemi mbajtur premtimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jemi të interesuar të bëjmë fushatë sa më konkrete, jo politikë më qytetarin, jo mashtrime e premtime boshe. Ngado që shkojmë e takojmë qytetarë, flasim për veprime konkrete, punët që janë bërë për dy vite, dhe punët që do të bëhen në mandatin e ri katër vjeçar ka thënë Rexhep Kadriu.

Kemi dëshmuar se e mbajmë fjalën, sepse premtimet që i kemi dhënë, i kemi realizuar, dhe shpesh herë e në shumë raste i kemi tejkaluar.

Sikur sonte në takim me banorët e Pogragjës, Llovcës e Bilinicës, edhe gjithandej Gjilanit, premtimet po i bëjmë në formë kontrate me të cilën do të gjykohemi. Kjo është forma më serioze e mundshme për të biseduar me njerëzit në fushatë.

E kemi parë se populli është i lodhur me politikë, me premtime që kurrë nuk i kanë parë duke u realizuar. Populli refuzon të jetë makineri votash, ai (populli) ka vendos të shfrytëzoj të drejtën e tij, me vendosë për të ardhmen e vet dhe për shtetin, ndërsa adresa e vetme që e bënë të mundur këtë, është koalicioni AAK-PSD me në krye kandidatin për Kryeministër të Republikës, Ramush Haradinaj.
Rexha 43

Mund të ju interesoj: