Mobi Casa

Përjetësisht për flamur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mijëra shqiptarë kanë dhënë jetën për flamur. Dikush u vra në luftë e dikush u mbyt në burg. Por, ka edhe të tillë që tërë jetën ia kanë kushtuar kombit në mënyra të ndryshme e që ende janë gjallë. Express sjell rrëfimet e një luftëtari shqiptar dhe gruas e cila e para qëndisi flamurin kombëtar.

Në delirin e festës, Eminja do ta nxjerrë flamurin kuq e zi që e ruan në arkën e shtëpisë në Prishtinë.

Edhe Marku do ta vendosë një flamur të madh në Lisin e Flamurit në udhëkryqin e fshatit Ramoc të Gjakovës. Dy pleqtë ndihen me fat që arritën ta presin vitin kur bëhen plot një shekull prej se flamuri kuq e zi u bë simboli zyrtar i shtetit shqiptar.

Eco Higjiena

Këto ditë ata do të festojnë të zhytur në afshin e gëzimit, e duke u munduar të rikthejnë kujtimet për një jetë të tërë me përpjekje për ta mbajtur gjallë shqiptarizmin. Është vështirë për pleqtë të mbajnë ekuilibrin ndërmjet kujtimeve të dhimbshme dhe gufimin e gëzimit. Ata e ndiejnë se pas 100 vjetësh është realizuar një pjesë e madhe e synimit të tyre.

Por, nuk është realizuar krejt ëndrra. Eminja nga Prishtina dhe Marku nga Gjakova luten të mos vdesin, derisa t’i shohin trojet shqiptare të bashkuara në një shtet. E kjo copëz e paplotësuar e mozaikut jetësor i bën të ndihen si luftëtarë të përjetshëm. Nëse liria shijohet vetëm gjatë rrugëtimit për ta kërkuar, dy pleqtë ende do ta ndiejnë melankolinë, duke kërkuar t’ia vënë kurorën lirisë.

Tash, kur janë bërë plot 100 vjet shtet shqiptar, atyre mund t’u bëhet zemra mal që janë shumë afër synimit jetësor.