Fundamenti

Përfundon procesi i buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ka përfunduar buxhetimi me pjesëmarrje, “Merr pjesë, vendos”, nismë e filluar vitin e kaluar si praktikë të mirë nga Aktiviteti Kontrata Sociale në bashkëpunim me USAID-in. Projekti është realizuar në shtatë lokalitete.

Pas organizimit të dëgjimeve publike dhe marrjes së propozimeve nga qytetarë, është vazhduar me fazën e votimit të propozimeve për projekte.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, tha se buxhetimin me pjesëmarrje e vazhduan këtë vit me Malishevën, Livoçin e Ulët, Velekincën, Kravaricën dhe tre grupet e komuniteteve jo shumicë.
Sipas saj 280 mijë euro do të shpenzohen për realizimi e këtyre projekteve.

“Buxhetimi me pjesëmarrje, si forma më demokratike dhe proaktive e buxhetimit siguron mundësinë që qytetarët të marrin rol aktiv dhe të përfshihen në vendimmarrjen komunale duke vendosur përmes votimit të tyre të drejtpërdrejtë për projektet e propozuara nga vetë ata”, tha Herolinda Murati-Leka.

Fundamenti

Sipas saj më shumë fonde dhe më shumë lokalitete e grupe ishin të përfshira këtë vit.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, shtoi se 150 pjesëmarrës ishin në takimet e para të dhënies së propozimeve në buxhetimin me pjesëmarrje.

Ndërsa 209 pjesëmarrës ishin në takimet e dyta, gjegjësisht në takimet ku janë votuar projektet fituese.

Numri total i pjesëmarrësve në dy takimet ne Buxhetimin me pjesëmarrje ishte 359./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.