Fundamenti

Për ne që nuk dimë shumë rreth Sirisë dhe për ata që nuk mësuan për GAP-in

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Nga Mustafa Bajrami – Deklarata e Laurent Van der Stockt, korrespondent i famshëm i cili për 25 vjet kishte raportuar nga zonat më të nxehta të luftës se: “Gjithkush shkruan diçka në lidhje me Sirinë, por në fakt, shumë pak dihet rreth saj”, ishte ajo që më shtyri të shkruaj edhe një herë për këtë temë.

Në janar të vitit 2011 “Zëri” pati botuar një shkrim i cili kishte vënë në spikamë ditët që po i vinin Sirisë. Edhe pse titulli “Rrafshnalta e Golanit dhe Veriu i Kosovës” ishte i llojit të vet, shkrimi nën të po pasqyronte rrugëtimin historik të Shamit nga qendra e dikurshme omajade e madhërishme në Damaskun e Sirisë së cunguar. Besoj, përveç tjerash se Van de Stockt duhet të ketë lexuar se me gjithë këtë cungim, një cep i territorit të Sirisë së sotme puqet me atë që Turqia e quajti GAP (Guneydogu Anadolu Projesi), projekti më i madh në botë i grumbullimit të ujit.

Dikur, territori i Irakut ngjitur me juglindjen e Turqisë ku tani është GAP-i quhej Mesopotami. Përveç të tjerëve, pjesën veriore të saj e banonin edhe çifutët sionistë, ku sipas Tevratit, Zoti e kishte urdhëruar profetin e tyre Ibrahim të lëshonte vendin dhe fenë e Zotit ta përhapte diku tjetër. Me gjithë urdhëresën, ata, një ditë u dëbuan nga mbreti i Mesopotamisë dhe u shpërndanë në disa drejtime. Në atë kohë, askujt pra as mbretit nuk i kishte shkuar ndër mend se uji i këtushëm, për shtetin që do ta krijonin të dëbuarit mijëra kilometra larg, në shekullin 21 për izraelitët do të jetë i rëndësishëm aq sa të rifillohet prapë rikonfigurimi gjeografik i Shamit, nga Iraku deri në Telaviv.

***
Në maj të vitit 1948 Izraeli bëhet shtet. Siria me disa arabë të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik i shpallin luftë të parit dhe për më shumë se gjysmë shekulli ajo vazhdoi të jetë armiku kryesor i nënpullazit qifut. Siria dhe Izraeli asnjëherë nuk arritën të jenë në paqe. Mbështetja e vazhdueshme e alevitëve për nacionalizmin arab, i cili, sipas izraelitëve ishte i rrezikshëm hiq më pak se ekstremistët islamë, pastaj Rafshnalta e Golanit dhe së fundmi atentati mbi Refik El-Haririn, kryeministrin e dikurshëm properëndimor libanez, janë vetëm disa nga pengesat për paqe në rajon. Familja e Asadit akuzohet për prejardhje çifute dhe ka një bindje se alevitet në prapaskenë bashkëpunonin vazhdimisht me qeveritë izraelite. Nëse ngjarjet e kohëve të fundit në Siri duket të paqarta, fillimi i përfundimit të projektit për kalimin e ujit të Tigrit dhe Eufratit deri në Telaviv është mëse i qartë.

Uji, problemi kryesor i këtij shekulli!

KKVITI

Sipërfaqja prej 75.358 kilometra katror e GAP-it është e shtrirë në 9 provincat juglindore të Turqisë. E kufizuar me Sirinë dhe Irakun dhe në pronësi të dy lumenjve kryesorë është kjo zonë më se e rëndësishme si për Irakun aq më shumë për Turqinë. Tigri dhe Eufrati, dy damarët e kryesorë të aortës Mesopotamiane, derdhën aq shumë ujë në GAP, sa që ky i fundit po bëhet arma kryesore për dominancën gjithfarëshe turke në rajon. 52.9 miliard metra kub ujë në GAP përbëjnë 29% të totalit të ujit në Turqi.

Ujitja e 1.7 milion hektarëve tokë të punueshme, 3.8 milion vende të reja të punës, prodhimi i 7476 megavat energji elektrike si dhe me 27 miliard kilovat energji për orë, janë arsye të mjaftueshme e fillimit të ndikimit turk në shekullin e ujit dhe të energjisë elektrike. Me ujin e shumtë të Turqisë dhe këto bereqete që si ka Izraeli, për këtë të dytin që nuk i mungon asgjë tjetër pos ujit, e ardhmja e raporteve mes këtyre dy vendeve nuk është për tu mos analizuar. Siria, shteti që është aty ku është, gjeografikisht “përçanë” puqjen territoriale mes këtyre dy vendeve.

***
Izraeli, përveç lumit Jordan dhe një si lumi që bie nga Libani drejt tij, nuk ka ndonjë burim tjetër të rëndësishëm të ujit. Izraelitët, ekspertët më të mëdhenj në botë të bujqësisë, nëse nuk do të kenë ujë të mjaftueshëm, njohuritë e tyre mund ti shërbejnë njerëzimit, por jo gjeneratave të reja që do të jetojnë në shtetin e tyre.

Lufta për të ardhmen e demokracisë në Lindjen e Mesme e filluar në vitin 2011 po vazhdon ashpër dhe fatkeqësisht me shumë viktima. Grumbullimi i sasisë kaq të madhe të ujit në Turqi, përçarjet e vazhdueshme në Irak dhe “paqartësia” e konfliktit në Siri japin një tabllo më të qartë se sa mund të mos e ketë kuptuar Laurent Van der Stockt.

Suksesi i Izraelit për të siguruar ujin varet jo vetëm nga ajo që po mbetet prej Sirisë së sotme, por edhe nga ajo se kush do të udhëheq me te; forcat e mbështetura nga Perëndimi apo ato që janë kundër tij. Si do që të jetë, Izraeli më shumë se për çdo gjë tjetër, ka nevojë për ujë. Turqia e cila “dëgjoi” këshillën profetike për “shtatë vjetët e ardhshme” mbushi hambarët e vet me drithin e lëngët dhe kështu, Ataturku i cili gati para një shekulli kishte paraparë projektin e GAP-it, po del të jetë vizionar i pazëvendësueshëm i së ardhmes të Turqisë.