Eko Higjiena

Diskursi përçarës politik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ardian Haziri – Diskursi përçarës politik nuk është thjesht një stil i komunikimit publik, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në strukturën shoqërore. Kur gjuha politike mbështetet mbi kundërshti të ashpra, etiketime, shpifje dhe retorikë denigruese, ajo gradualisht e helmon klimën politike dhe shoqërore, duke e zhvendosur debatin nga përmbajtja te konfliktualiteti.

Gjuha e urrejtjes dhe përçarja e artikuluar nga përfaqësues të partive politike krijojnë pasoja që tejkalojnë hapësirën e politikës. Kur debati zëvendësohet me linçime dhe akuza të pabazuara, efekti i drejtpërdrejtë reflektohet te një numër i madh i qytetarëve, duke thelluar ndasitë, duke rritur intolerancën dhe duke dobësuar besimin shoqëror e institucional.

Në këtë klimë, demokracia nuk forcohet, por dëmtohet. Ajo nuk mund të mbështetet mbi armiqësi politike, por mbi kulturë komunikimi, respekt për mendimin ndryshe dhe përballje idesh përmes argumenteve.

Prandaj, përgjegjësia publike e secilit përfaqësues politik duhet të nisë nga gjuha që përdor dhe shembulli që jep para qytetarëve, sepse fjala politike ka fuqi formësuese mbi realitetin shoqëror.

KKVITI

Në këtë kontekst, diskursi politik duhet të kalojë nga përçarja në përgjegjësi, nga retorika e konfliktit në atë të argumentit dhe nga manipulimi emocional në komunikim të bazuar në fakte e transparencë.

Në anën tjetër, një diskurs politik i matur dhe i përgjegjshëm është garanci për stabilitet shoqëror dhe funksionim demokratik. Ai nxit kulturën e debatit, forcon institucionet dhe krijon hapësirë për pluralizëm të shëndetshëm.

Suksesi i një demokracie varet edhe nga cilësia e përfaqësuesve të saj. Prandaj, suksese kandidatëve meritorë dhe të dëshmuar për deputetë, atyre që me punë, integritet dhe përgjegjësi qytetare synojnë të përfaqësojnë denjësisht interesin e qytetarëve dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe dinjitetit të jetës publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.