Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Është arrestuar personi që kërcënoi me pushkatim ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit. /Gazeta Express