Mobi Casa

PDK nuk e mohon ardhjen e njeriut të Trumpit në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Partia Demokratike e Kosovës, ka ditë që ka nisur një fushatë politike me mesazhe të vazhdueshme për ruajtjen dhe forcimin e lidhjes në mes të Kosovës dhe Amerikës. Fushatën e Veselit kundër korrupsionit dhe nepotizmit, të cilën e kishte nisur menjëherë pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Uashington, shumë analistë po e interpretojnë edhe si të nxitur nga amerikanët, të cilët kundërkorrupsion e kanë në top prioritetet e agjendës së tyre në nivel global, ku po investojnë miliona euro.

Sot mediat kanë raportuar se njeriu i afërt i Presidentit amerikan, Donald Trump do të arrijë në Kosovë këto ditë për ta mbështetur drejtpërdrejt në fushatë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Memli Krasniqi nuk e ka pohuar dhe as mohuar ardhjen e tij në Kosovë.

Ai ka thënë shkurtimisht se “lufta kundër korrupsionit e Veselit është në një linjë me luftën globale kundër korrupsionit të Presidentit Trump”. Dy ditët e fundit, shumë billborde të PDK-së kanë zënë rrugët e Kosovës ku shfaqet një foto e Veselit me Presidentin Trump.

Mund të ju interesoj: