Uji Dea

PDK: Një shok i Alban Hysenit po i kushton dhjetëra mijëra euro buxhetit të komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Keqpërdorime të papara po ndodhin me buxhetin e qytetarëve të Gjilanit nga ana e kryetarit të komunës Alban Hyseni, i cili nuk ka të ndalur me punësimet e familjarëve dhe miqve të tij, si dhe me ndarjen e dhjetëra mijëra euro përmes granteve që po ua jep shokëve të tij thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Për këto dukuri rrënuese që janë bërë normale për kryetarin e komunës së Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës disa herë i ka paraqitur faktet në publik për të parandaluar që edhe më tutje vazhdojë ky keqpërdorim i buxhetit komunal. Mirëpo i pari i Gjilanit vetëm sa po e rritë dozën e keqpërdorimeve të buxhetit, falë heshtjes së plotë të hetuesisë.

Taulant Maliqi është njëri nga shokët e kryetarit të Gjilanit, i cili në vitin 2023 jashtëligjshëm është punësuar përmes kontratave në vepër në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

UBT

Në vitin 2024 kryetari i Gjilanit i jep mijëra euro grant Taulant Maliqit nga buxheti i komunës për hapjen e biznesit tij.

Në vitin 2025 kryetari i komunës e viziton dhe e promovon grantin që ia ka dhënë shokut të tij.
Dyshohet dhe ka mjaft fakte se Taulant Maliqi është përfitues edhe përmes projekteve tjera që komuna e Gjilanit i jep përmes tenderëve për hartimin dhe mbikëqyrjen e projekteve milionëshe.

Vetëm për punësime të paligjshme të familjarëve, miqve të kryetarit dhe aktivistëve të VV-së, bashkë me grantet e dhëna në emër të bizneseve për shokë të tij, janë keqpërdorur nga kryetari i Gjilanit mbi 1.5 milion euro nga taksat dhe tatimet në pronë që i paguajnë qytetarët e tanë.

Në muajt e fundit të qeverisjes komunale, Alban Hysenit po i shtohen shokët përfitues, por e mira e kësaj është që qytetarët e Gjilanit po e braktisin çdo ditë e më shumë këtë kryetar keqpërdorues dhe dështues në çdo aspekt zhvillimor të komunës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.