FIDANISHTJA

PDK në Gjilan solidarizohet me HANDIKOS-in, në ditën e personave me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, dega e PDK-së në Gjilan, solidarizohet me këtë kategori të shoqërisë sonë, duke iu bashkëngjitë defilimit të anëtareve të Shoqatës HANDIKOS në Gjilan, dhe manifestimit për të drejtat tyre të ligjshme, që e shfaqën sot para Teatrit të Qytetit.

Pjesëmarrja jonë në këtë manifestim, do të thotë, përkrahje e plotë në kërkesat e tyre për trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë të kësaj kategorie të shoqërisë sonë.

Në këtë kuadër, ne, thërrasim institucionet e komunës dhe kryetarin Haziri, të jenë plotësisht të hapur ndaj Personave me Aftësi të Kufizuar, në përmbushjen e detyrës dhe të përgjegjësisë që e kanë edhe sipas ligjit, udhëzimeve administrative dhe të marrëveshjeve të mirëkuptimit, për realizimin e kërkesave dhe nevojave të këtij komuniteti.

Mobi Casa

Ndërkaq, e falënderojmë dhe e përgëzojmë kryetarin e shoqatës HANDIKOS në Gjilan, z. Fatmir Shurdhani, për aktivitetet që po i organizon në promovimin e të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuar thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.