UBT

PDK: Ky kryetar komune, mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Atij askush më nuk i zë besë, sepse është i pabesë vet!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ne jemi të përgjegjshëm para qytetarëve të Gjilanit dhe nuk do të lejojmë që të pësojë askush nga lojërat e ulëta të këtij kryetari dështak me tërë ekipin e tij që e ka degraduar aq keq qeverisjen komunale thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Ikja e Alban Hysenit nga marrëveshja e takimit në mes subjekteve politike lidhur me miratimin e buxhetit komunal 2025, shpërfaq lojërat e tij politike, jo seriozitetin, papërgjegjësinë dhe idenë e tij për tu viktimizuar nga opozita, kinse po e bllokon vendimmarrjen në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ekzistojnë dëshmitë në administratën e Kuvendit Komunal nga takimi i mbajtur në mes subjekteve politike, që edhe Alban Hyseni është pajtuar për hapat që duhet t`i bëjmë bashkërisht për miratimin e buxhetit komunal, bazuar në rekomandimet e MAPL dhe procedurat ligjore që duhet zbatuar nga ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal.

Ne edhe më herët e kemi thënë, që ky kryetar komune, mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Atij askush më nuk i zë besë, sepse është i pabesë vet!

Mobi Casa

Ai e din fare mirë, që këtë buxhet çfarë e ka propozuar nuk mund t’ia imponojë Kuvendit Komunal për miratim, por as nuk e ka mundësinë e bllokimit të miratimit të buxhetit.

Opozita në Gjilan, në harmoni me ligjet, udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara, do ta miratojmë buxhetin komunal 2025, para datës 28 shkurt kur është edhe dita e fundit e afatit ligjor.

Ne jemi të përgjegjshëm para qytetarëve të Gjilanit dhe nuk do të lejojmë që të pësojë askush nga lojërat e ulëta të këtij kryetari dështak me tërë ekipin e tij që e ka degraduar aq keq qeverisjen komunale.

Pra partitë opozitare në Gjilan do ta miratojnë buxhetin komunal, dhe kryetari i komunës nuk mundet ta imponojë e as të bllokojë këtë vendim me interes të lartë për qytetarët tanë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.