GRANDEMALL

PDK: Kryetari komunës po manipulon me rritjen e pagave të punëtorëve të NPL Tregu dhe po e gënjen publikun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot në seancën e Kuvendit Komunal kryetari i Gjilanit pa fije turpi po deklaron dhe fajëson asambleistët e opozitës lidhur me propozimin për rritjen e pagave për punëtorët e NPL Tregu. Si është e mundur që në muajin shkurt 2024 kryetari i Gjilanit ka marr vendim për rritjen e pagave për 60 euro për këta punëtorë, pa diskutim dhe vendim të Kuvendit Komunal dhe pa vendim të bordit të ndërmarrjes NPL Tregu, ndërsa sot këtë po e kërkon nga asambleistët e kuvendit komunal thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.

Reagimi i plotë:

Rritjen e pagave të punëtorëve në këtë ndërmarrje publike mund dhe duhet ta bëjë vetëm bordi i saj, ndërsa komuna e Gjilanit duhet vetëm të transferojë buxhet shtesë për rritjen e pagave gjë që është planifikuar mjaftueshëm në buxhetin e miratuar të këtij viti dhe nuk ka nevojë përmes bartjes së mjeteve nga viti i kaluar.

Por loja e kryetarit të komunës për ta fajësuar Kuvendin Komunal është për të manipuluar këta punëtor dhe për t’a viktimizuar veten e tij dhe për të mbuluar dështimet kolosale të qeverisjes së tij.

Mobi Casa

PDK kërkon që vendimi për rritjen e pagave të merret nga ana e bordit të NPL tregu, ndërsa buxhet për mallra dhe shpenzime ka mjaftueshëm të planifikuar për këtë vit.

Sepse për këtë vit janë të planifikuara mbi 6.9 milion euro ndërsa për gjashtë muaj 2024 janë shpenzuar vetëm 2.6 milion euro, praj ka edhe 4.3 milion euro buxhet për mallra dhe shërbime, prej ku ekzekutivi i komunës mundet pa problem vetëm të transferimin e buxhetit shtesë për rritjen e pagave të punëtorëve të NPL Tregu.

Kryetar mashtrimet tua nuk kalojnë dhe qytetari i Gjilanit po e sheh mirë dështimin e plotë të qeverisjes suaj dhe karakterin tuaj prej një manipuluesi e gënjeshtari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.