ARKATANA

PDK: Krim me tenderin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon me devijimin e plotë të rrugës “Adem Jashari”, duke eliminuar të gjitha investimet e projektuara dhe të kontraktuara me operatorin ekonomik për ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Pastaj është bërë ngushtimin e trotuareve për të krijuar hapësirë të parkingjeve për auto shkollën “Kushtrimi” pronë e drejtorit të shërbimeve publike Kushtrim Ibrahimi.

Sot ka filluar asfaltimi i trotuarit duke e ndryshuar projektin e kontraktuar sipas tenderit, ku në paramasë janë paraparë kubëza betoni me 1 euro m/2. Por mbikëqyrësi i projektit ka kërkuar që të asfaltohet me çmim prej 10 euro m/2. (Shih paramasën). Të gjitha këto po ndodhin nga presioni i drejtorit të shërbimeve publike dhe me miratimin e kryetarit të komunës.

Uji Dea

Menaxheri i projektit, respektivisht organi mbikëqyrës nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të ndryshojë projektin pa aprovimin paraprak nga hartuesi i projektit. Çdo ndërhyrje e kësaj forme është vepër penale dhe ftojmë organet kompetente që menjëherë të marrin masa ligjore ndaj menaxherit të projektit.

I kërkojmë publikisht hetuesisë që të merret urgjentisht me këtë masakër të këtij projekti, i cili ka devijuar 100% prej asaj që është projektuar, tenderuar, kontraktuar dhe prej kësaj që po ndodhë në teren.

Përndryshe heshtja e këtij rasti nga hetuesia, nënkupton bashkëpjesëmarrjen e tyre në këtë katrahurë dhe në këto keqpërdorime që po ndodhin nga drejtori i shërbimeve publike dhe kryetarit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.