Mobi Casa

PDK-ja largon Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës e ka larguar Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Komunën e Vitisë, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion. Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i verifikojë të gjithë anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilët do t’i zbatojnë aktivitetet zgjedhore në nivelet lokale të pushteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Si subjekti më i madh politik në vend, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur një standard të ri etik, që asnjë zyrtar i saj me aktakuzë të konfirmuar për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta ruaj këtë standard dhe i falënderon të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në shoqërinë tonë.

Shpërndajeni nëse ju apo të afërmit tuaj ende nuk kemi fletë poseduese për shtëpinë apo banesën tuaj!

Mund të ju interesoj: