UBT

PDK e Gjilanit vazhdon të mobilizohet për fitore

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa bashkë me kandidatët për deputet janë takuar me shërbyesit civil të komunës së Gjilanit prej nga janë zotuar se gjithkah po vazhdon mobilizimi për fitore.

“Takim me shërbyesit civil të Komunës së Gjilanit. Mobilizimi për fitore vazhdon. PDK-ja dhe programi i saj merr mbështetje edhe nga shërbyesit civil.
Drejtuesit e PDK-së në Gjilan dhe kandidatët e saj për deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë takuar shërbyesit Civil të Komunës së Gjilanit, nga të cilët kanë marrë mbështetje të fuqishme për programin fitues të PDK-së, për kandidatin për kryeministër Kadri Veseli dhe kandidatët tjerë për deputetë.

Kjo mbështetje është ofruar për të rrugëtuar kështu bashkë drejt fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi PDK-ja është e vetmja adresë, garancë për qeverisje të mirë, qeverisje për qytetarin, duke përfshirë këtu trajtimin e merituar edhe për kategorinë e shërbyesve civil.
Mobilizimi për fitore vazhdon…
Ndërtojmë të Ardhmen – Për Ty dhe Shtetin!
#PDK112
#KryeministerKadriVeseli1✅


Mund të ju interesoj: