GRANDEMALL

PDK e gatshme për të qenë pjesë e takimit me të gjitha subjektet politike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ne si PDK, sot do të marrim pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Kushtrim Kadriu, me vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të gjetur rrugën e miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025, duke besuar në qasjen konstruktive të të gjitha palëve vendimmarrëse në këtë proces thuhet në njoftimin e Riad Rashitit

Reagimi i plotë:

Eco Higjiena

PDK e gatshme për të qenë pjesë e takimit me të gjitha subjektet politike, të ftuar nga kryesuesi i Kuvendi Komunal të Gjilanit z.Kushtrim Kadriu për të tejkaluar situatën e miratimit të buxhetit komunal 2025

PRIORITETET E PDK-së LIDHUR ME MIRATIMIN E BUXHETIT 2025 MBETEN TË NJEJTAT DHE JANË KËTO

  1. Buxheti i vitit 2025 t’i shërbejë qytetarëve të Gjilanit dhe jo interesave të fushatës zgjedhore të kryetarit të komunës
  2. Rritja e sigurisë së qytetarëve të Gjilanit përmes investimeve në projekte të infrastrukturës dhe me shërbime cilësore
  3. Zbatueshmëria e procedurave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, në planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit komunal
  4. Transparenca dhe llogaridhënia në shpenzimin e parasë publike
  5. Krijimi i mekanizmit nga ana e Kuvendit Komunal për mbikëqyrjen e realizimit të projekteve sipas planifikimit në buxhetin komunal 2025
    Për realizimin e këtyre prioriteteve është i domosdoshëm bashkëpunimi mes subjekteve politike, Kuvendit Komunal dhe ekzekutivit të komunës. Qytetarë e Gjilanit nuk duhet të pësojnë për teke dhe kokëfortësinë e askujt.
    Ne si PDK, sot do të marrim pjesë në takimin e ftuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Kushtrim Kadriu, me vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të gjetur rrugën e miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025, duke besuar në qasjen konstruktive të të gjitha palëve vendimmarrëse në këtë proces thuhet në njoftimin e Riad Rashitit./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.