GRANDEMALL

PDK: Çdo ditë e më shumë po demaskohet qeverisja e korruptuar e Alban Hysenit e cila e ka humbur kontrollin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E kanë pru punën edhe Policia e Kosovës me u marr me militantët e VV-së, të cilët po e pengojnë drejtoreshën e buxhetit në komunën e Gjilanit. Dyshohet sa janë bërë shumë veprime të dyshimta për mënyrën e shpenzimit të miliona eurove të buxhetit në vitin e kaluar dhe drejtoresha nuk është plotësisht e informuar, sepse është anashkaluar nga kundërshtarët e saj që po luftojnë për t’a larguar nga pozita që e mbanë ajo thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë:

Shfrenimi i aktivistëve të VV-së (zyrtar/e në komunën e Gjilanit) ka arritur kulmin duke ndërhyrë në punën dhe funksionimin normal të institucioneve komunale. Është për keqardhje se në çfarë derexhe ky kryetar e ka sjellë jetën institucionale në komunën e Gjilanit, që kërkon edhe intervenimin e policisë së Kosovës.

Skandali i fundit i jashtëzakonshëm është se drejtoreshës së buxhetit në Gjilan, aktivistët e VV-së (familjar të një asambleisti të VV-së) ia kanë ndërruar cilindrin zyrës së saj apo kanë bërë kopjimin e qelesit, duke ndërhyrë dhe patur qasje pa leje në zyrën e saj, kur ajo nuk ka qenë prezent në punë. E për këtë rast drejtoresha e buxhetit dhe financave ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, e cila tashmë është duke e bërë punën e vet të hetimeve.

Fundamenti

Për këto trazira që kanë ndodhur javën e kaluar aty, kryetari i Gjilanit ka heshtur dhe aspak nuk është interesuar për këtë probleme, sepse qëndron prapa një skenari dhe qëllimi për t’a zëvendësuar këtë drejtoreshë me shefen grupit të asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Në anën tjetër edhe pse ka kaluar afati ligjor, raporti financiar për vitin 2024 ende nuk i është dërguar Kuvendit Komunal që duhet ta shqyrtojë në seancën e marsit.

Dyshohet sa janë bërë shumë veprime të dyshimta për mënyrën e shpenzimit të miliona eurove të buxhetit në vitin e kaluar dhe drejtoresha nuk është plotësisht e informuar, sepse është anashkaluar nga kundërshtarët e saj që po luftojnë për t’a larguar nga pozita që e mbanë ajo.

Çdo ditë e më shumë po demaskohet qeverisja e korruptuar e Alban Hysenit e cila e ka humbur kontrollën. Muajt në vijim do të ketë edhe skandale tjera të pabesueshme që do të dalin sheshit. E fundi i këtij pushteti do të jetë i turpshëm dhe tejet i dëmshëm për komunën tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.