Eko Higjiena

“Pavarësia e Kosovës pati pasoja fatale në katër vitet e shkuara”, Abdixhiku për qeverinë Kurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lumir Abdixhiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar pushtetin e tanishëm të udhëhequr nga Albin Kurti, për gjuhën e përdorur nga këta të fundit dhe ‘‘polarizimin e shoqërisë’’, shkruan Gazeta Express.

Ai ka kritikuar pushtetin edhe për sulmin që këta të fundit i kanë bërë fjalës së lirë, dhe siç ka thënë ai edhe vetë pavarësisë së Kosovës.

Hidromorava

‘‘Tani kjo është vetëm një manifestim i popullit dhe kërkesë për ndryshim, puna e vërtetë nisë nesër në ora 7 të mëngjesit ku këto angazhime të muajit të kaluar duhet të përkthehen në mbështetje në votë demokratike. Unë kam fol gjithmonë për polarizimin e shoqërisë që ka qenë i theksuar në këtë fushatë, dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë, as sharjet as përçarjet e kundërshtarëve të mi politikë ndaj meje. Unë e kam kuptuar si mjet politik gjatë kohës opozitare, por kur je në pushtet atëherë na ka atakuar tri prej fundamteneve bazike të Republikës së Kosovës. E para, si LDK ne besojmë në liri, pavarësi, demokraci. Dhe polarizimi shoqëror i krijuar gjatë katër viteve qeverisje ka atakuar këto tri shtylla. Një pushtet 51% ka atakuar mendimin e lirë. Ka atakuar vetë pavarësinë e Kosovës, sepse ky polarizim nuk është mbajtur vetëm në Republikën e Kosovës, por ka shpërthy jashtë me aleatët tanë. Dhe pavarësia e Kosovës e pakompletuar në arenën ndërkombëtare ka pas pasoja fatale për katër vitet e shkuara’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.