RCCOLA

Presidentja Osmani e mban në agjendë hapjen e Urës së Ibrit, thotë se e diskutoi me Ambasadorin Rohde

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të mërkurën ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Siç ka njoftuar presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve të Kosovës dhe partnerëve të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

ARKATANA

Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces, ka njoftuar presidenca.

Bashkësia ndërkombëtare është kundër hapjes së urës së ibrit në këtë kohë, madje Bashkimi Evropian ka kërkuar që kjo çështje të jetë çështje në dialogun Kosovë-Serbi. /Gazeta Express/