UBT

Pas takimit në LDK, flasin zyrtarë të AAK’së dhe Nismës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sot gjatë ditës është mbajtur një takim në mes të zyrtarëve të LDK’së, AAK’së, e Nismës në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pas takimit me të mandatuarin për kryeministër, Avdullah Hotin kanë folur zyrtarë të AAK’së dhe Nismës.

Deputeti Endrit Shala ka deklaruar se sot janë takuar me qëllim të harmonizimit të programeve.

“Takimi i sodit ka pas të bëjë me harmonizim të pikave programore të subjekteve politike me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha deputeti i Nismës.

Mobi Casa

Në anën tjetër, sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri tha se takimi ka shkuar mirë mirëpo, që deri më tani nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Ai ka folur edhe për vendimin e kushtetueses.

“Takimi shkoj shumë mirë ishte takim pune, diskutuam planifikim programor, ecim tutje, vazhdojmë komunikimt nuk ka diçka të jashtëzakonshme.

Lënda është në kushtetuese, kushdo prej akterëve që kërcënon ose interferon e ka gabim, bie ndesh me rregullin kushtetues”, tha ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.