FITORJA

Haliti: Nuk është problem gjuha e Kurtit ndaj opozitës, por qëllimi është të mos jetë më kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti beson se gjuha e përdorur nga Kurti i cili i quajti hajvana, partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, nuk është problemi pse PDK, LDK e AAK po refuzojnë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Sipas tij kjo bëhet për interesa të partive që sipas tij, kanë qëllim dërgimin e Kurtit në opozitë.

Megjithatë, Haliti ka thënë se edhe mes këtyre partive ka probleme.

“Nuk është problemi se si i ka quajtur Albin Kurti, opozitën njëherë, nuk është ky problem. Janë problemet dhe interesat e partive të caktuara, qoftë e PDK-së, LDK-së, AAK-së ,ku interesi kryesor i tyre është që të mos e lënë Albinin me u bë kryeministër por të del në opozitë. Këtë rast të gjithë bashkë nuk po bëhen, sepse edhe partitë mes vete kanë probleme. LDK thotë se pe dua kryeministrin, PDK poashtu”, ka thënë ai.

Uji Dea

Ai ka thënë se zgjidhja e situatës është në duart e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ata duhet ta mendojnë mirë se më kë duan të bëjnë koalicion. Duan një koalicion që zgjatë një vit apo katër. Një koalicion që zbaton një program të hartuar bashkë apo një të ndajnë “pjesën e tortës”, kush çka po merr, ose të shkohet në zgjedhje të reja. Nuk është mirë me prolongu në variantin që është duke u bërë”, ka vlerësuar Haliti.

Sa i përket dështimit të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit ku LVV ka propozuar, Albulena Haxhiun e cila po kundërshtohet nga partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, ai ka vlerësuar se Kurti nuk e ka propozuar atë “për ta djeg”.

“Nuk mendoj që z.Kurti e ka nxjerrë Albulena Haxhiun për ta djegur dhe ndërruar për dikë tjetër dhe për t’i thënë se nuk po të do populli”, ka thënë Haliti në Tëvë1.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.