ARKATANA

Tahiri: Qeveria jo transparente, mazhoranca e ka tradhtuar besimin e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron si jotransparente Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ndërsa Kuvendin e cilëson pa konsensus, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria aktuale është treguar jotransparente, ndërsa ngriti kritika se shumica parlamentare ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

FITORJA

“Për AAK-në ky ka qenë një sesion shumë dinamik. Nëse vlerësohen të dhënat numerike edhe nga raportet e organizatave, shihet se AAK edhe në aspektin e numrave edhe në atë kualitativ ka qenë grupi parlamentar më aktiv në këtë sesion. Ky sesion nuk ka qenë i lehtë për shkak se shumica parlamentare ka vazhduar në masë të madhe të shpërfaq arrogancën, duke mos dhënë llogari dhe përgjegjësi në raport me besimin. Shumica parlamentare e ka tradhtuar besimin e qytetarëve, duke e pamundësuar punën në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Tahiri tha se gjatë këtij sesioni ka pasur puq në komisione hetimore.“Është kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri e cila nuk e ka marrë mundin as në pyetjet që i ka ngritur opozita. Në historinë e të gjitha qeverive, kjo është më jotransparentja. Ndërsa në komisione hetimore ka pasur puq, dhe është tentuar të merret pozita e kryesuesit në komisionin që udhëheq Shemsedin Dreshaj. Ky Kuvend e ka trajtuar në aspektin e njëanshëm gjithë politikën që lidhet me temat e konsensusit në Kuvend”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.