Pas aksidentit sulmohen fizikisht dy shtetas zviceran, të dyshuarit në kërkim të policisë

Gjilan – Në Kllokot Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku. Nga hetimet e para mësohet se pas një aksidenti trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri vetura, shtatë të dyshuarit që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës pas një fjalosje në mes vete kanë sulmuar fizikisht viktimat dy meshkuj shqiptar (me shtetësi zvicerane) dhe një femër duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku njëri prej tyre shtetas zviceran, për shkak të lëndimeve të rënda ndalet në spital, për trajtim të mëtejmë.
Të dyshuarit që janë të njohur për policin, kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë duke u kërkuar nga policia. Rasti nën hetime ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/