Fundamenti

Pesë aktakuza të ngritura, një person i ndaluar dhe një vdekje e dyshimtë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu është raportuar edhe një vdekje e dyshimtë.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Mobi Casa

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Rastet tjera me interes për publikun:
Më 21 Gusht 2024, rreth orës 19:10 është raportuar një vdekje e dyshimtë në Gjilan, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër të trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./rajonipress/