UBT

Parashikimi i motit për sot, priten reshje bore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sot në Kosovë pritet të kemi rikthimin e fuqishëm të kushteve dimërore. Priten vranësira të dendura të cilat në fillim do të kushtëzojnë reshje shiu. Reshjet e shiut shumë shpejt do të shndërrohen në borë fillimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në viset e ulëta.

Reshje bore priten në gati të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Pasdite vonë ose në mbrëmje reshjet pushojnë dhe pasojnë kthjellime të pjesshme. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme që nga mëngjesi, por edhe më të theksuara në orët e mbrëmjes kur pritet të “zhyten” në “minus”.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të ketë shtim masiv të vranësirave me reshje e rrebeshe shiu në zonat mesdhetare, ndërsa reshje shqote e bore në gati të gjitha viset kontinentale. Fronti i ftohtë do të rrugëtojë fuqishëm nga veriu në drejtim të jugut duke sjellur ulje të temperaturave në të gjithë rajonin me kushte dimërore në viset kontinentale.

Mobi Casa

Nga e Hëna na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta e ndonjë rrebesh lokal bore. Erërat e ftohta veriore do të shoqërohen nganjëherë në disa rajone me fjolla bore. Gjatë natës dhe mëngjeseve të hershme kthjellim i pjesshëm i motit dhe acar sidomos në viset kontinentale ku ka kthjellime.

Nga e Enjta zbutje e acarit dhe rritje graduale e temperaturave./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.