GRANDEMALL

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjatë natës dhe mëngjesit të së martës priten reshje lokale bore por jo në gjitha viset e Kosovës.

Dimri na viziton shkurtimisht dy ditëve të ardhshme, me reshje të pakta lokale bore të cilat priten mëngjesin e së martës me ulje të mëtutjeshme të temperaturave.

Sot në tërë rajonin parashihet të kemi mot me vranësira e në disa zona me intervale kohore me diell. Në mëngjes dhe paradite ende lokalisht priten reshje kryesisht të pakta bore e në disa zona të Shqipërisë reshje shiu e bore.

Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të luhaten nga 2 deri në 6 gradë Celsius. Mjaft ftohtë edhe në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu dhe verilindja.

Mobi Casa

Pasditen e së martës moti do të ketë tendencë kthjellimi, kurse gjatë natës pritet kthjellim i plotë.

Mëngjesi i së mërkurës do të jetë me acar dhe temperatura nga -3 deri në -6 gradë Celsius në Kosovë. Dita me diell dhe rritje graduale të temperaturave, por ende me erëra të ftohta nga veriu e verilindja. Acar pritet edhe në pjesën lindore të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Dita vijon kryesisht me diell dhe rritje graduale e temperaturave.

Nga e enjta më ngrohtë dhe kryesisht me diell. Acari i mëngjesit do të jetë më i dobët, ndërsa temperaturat ditore shënojnë rritje deri në 15 gradë Celsius në Kosovë e pak më ngrohtë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.