Fundamenti

Pacolli zbulon çka foli në takimin e mbyllur për media që e thirri Haradinaj

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë publik fjalimin që e ka mbajtur sot para anëtarëve të partive politike që janë mbledhur në Kuvend të Kosovës me ftesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Pacolli ka shkruar në Facebook se në këtë takim që është mbajtur i mbyllur për media ka folur për dy tema të rëndësishme për vendin.

Ai thotë se AKR-ja që nga fillimi e ka mbështetur heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Fundamenti

Ai ka thënë se për herë të parë zyrtarë të lartë amerikanë janë duke kërkuar heqjen e trupave amerikane nga Kosova, kjo për shkak të sjelljes së Kosovës dhe hezitimit për të mbështetur lidershipin amerikan.

“Është koha që qeveria të marrë seriozisht situatën dhe të ndërmarrë veprime në përputhje me kërkesat amerikane”, thotë ai, teksa shton se edhe opozita kanë dallime sa i përket këtyre çështjeve me interes për vendin.

“Opozita ka dallime në nuancat e saj, por opozita qëndron e bashkuar në mbrojtjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe ruajtjen e pranisë së saj ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në Kosovë. Pa mbështetjen e Amerikës, siguria jonë, integriteti ynë territorial dhe qëndrimi ynë ndërkombëtar janë në rrezik. Kjo lojë e fundit që vë në dyshim rëndësinë e trupave amerikane në Kosovë është e rrezikshme dhe kërkon përgjigjen tonë përtej dallimeve partiake”, ka shtuar ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.