UBT

Pacolli takon shkrimtarin Ismail Kadare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Paris – “Më vjen mirë, që e kam mysafir në shtëpi ministrin e jashtëm të Kosovës, z. Pacolli, që e kam takuar dhe në Kosovë. Më vjen mirë, që ai ka vënë në dispozicion emrin e vet, suksesin e vet, autoritetin e vet në shërbim të Kosovës.” Kështu ka thënë shkrimtari më i shquar bashkëkohorë shqiptarë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” për letërsi, z Ismail Kadare, gjatë një pritje shumë miqësore, që i bëri në shtëpinë e tij në Paris, Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe njëherit Ministrit të Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, së bashku me bashkëshorten e tij.

I pyetur si e konsideron faktin, që ai ka zgjedhur Francën, si një nga vendet e para për ta vizituar, shkrimtari ynë, Ismail Kadare tha: “E vlerësoj shumë këtë fakt. Zoti Pacolli po kontribuon për ta afruar atë me Europën, sepse shqiptarët janë europianë, janë pjesa natyrale e Europës”, ka thënë Kadare.

Në vazhdim të bashkëbisedimit, Ministri i Jashtëm Pacolli e ka falënderuar shkrimtarin Kadare për kontributin e tij të çmuar, në mënyrë të veçantë për Kosovën.
“Vizitën time zyrtare në Francë e kam filluar në shtëpinë e penës me të ndritur shqiptare, shkrimtarit të madh dhe të njohur e vlerësuar në gjithë botën, z. Ismail Kadare. E falënderova me gjithë zemër për kontributin e pazëvendësuar, që ai dha, veçanërisht për Kosovën, duke filluar me demonstratat e viteve 80, Rambujenë, me artikujt e shumtë në shtypin francez”, ka thënë Ministri, Pacolli.

Eco Higjiena

Kadare e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, që Kryediplomati kosovar, Pacolli ka zgjedhur pikërisht Francën, si njërin nga vendet e para për ta vizituar në kuadër të turneut të tij diplomatik dhe e ka cilësuar pozitivisht ardhjen e tij në krye të diplomacisë kosovare.

Në lidhje me këtë ai, gjithashtu, vlerësoi lidhjet natyrale të Kosovës dhe të kombit shqiptar me Francën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.