UBT

Pacolli porositë qytetarët: Votoni për ata që punojnë ndershëm

/ 3 minuta lexim

Aleancë Kosova e Re, sot para qytetarëve të Gjakovës, ka shpalosur programin e saj politik, për të cilin presidenti Behgjet Pacolli tha se do t’ia kthej dinjitetin Gjakovës dhe tërë Kosovës. Ai ka folur për kohën kur Gjakova kishte shumë fabrika, të cilat kanë punësuar jo vetëm qytetarët e Gjakovës por edhe të qendrave përreth.

“Unë kam dëshmuar që di të krijojë vende pune, veprimtari ekonomike, unë kam hapur 5 mijë vende punë në Kosovë, vendi ynë ka fuqi të madhe punëtore, andaj me besimin tuaj ne do të arrijmë zhvillimin ekonomik të vendit”, tha presidenti Pacolli.

“Jepjani mundësinë asaj partie që besoni se nuk vjedh, që mendon për qytetarin, punon ndershëm dhe asaj partie që asnjëherë nuk abuzon me djersën tuaj”, përfundoi Pacolli.

Valdrin Lluka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, kandidat për deputet nga Gjakova, u shpreh se Gjakova meriton më mirë, qytetarët intelektual e të ndershëm meritojnë më shumë.

“Jam sot këtu, për të kërkuar besimin tuaj, për të mos e tradhtuar kurrë AKR-në, për të bërë më shumë për të rinjtë, pensionistët, gjyshërit dhe prindërit tanë, mësuesit dhe arsimtarët, infermierët e doktorët, për të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm, patriote e dashamirës të Republikës së Kosovës, tha Lluka.

Ai po ashtu ka prezantuar projektet dhe veprimet që ai ka ndërmarrë për tha se aq pak kohë sa qeverisëm siç u shpreh ai.
“Si ministër i Gjakovës kemi ndërruar gypat e ujësjellësit prej azbestit, kemi filluar punën në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, kemi renovuar e përmirësuar shume shkolla, bëmë shumë shkolla me pajisje digjitale, që fëmijët tanë të kenë një edukim më të mirë, dëshmuan se mund të qeverisim pa korrupsion e ne mënyrë transparente”, tha Ministri Lluka.

“Me planin tonë ekonomik do të arrijmë zhvillimin, do të ndalojmë ikjen e trurit, do të punësojmë të rinjtë, do ta zhvillojmë industrinë dhe do ta kthejmë bujkun në fshat. Këto do ti bëjmë përmes 10 shtyllave qe i kemi në programin tonë, përmes nxitjes se investimeve të huaja dhe zhvillimit të bizneseve tona”, përfundoi Lluka.

Të pranishmëve me një mesazh iu drejtua, edhe ish kampioni i botës në karate, Enver Idrizi, duke kërkuar mobilizim të madh për këto zgjedhje parlamentare, pasi që sipas tij ne jemi fat që kemi Behgjet Pacollin që mendon për mirëqenien e qytetarëve.

Para të pranishmëve folën edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani dhe Sevdije Lama, kandidate për deputete nga Gjakova.

Në fund u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga radhët e AKR-së dhe PD-së, Behgjet Pacolli, Mirlinda Sopi- Krasniqi, Shqipe Kupina, Valdrin Lluka, Myzejene Selmani, Sevdije Lama, Alma Lamçja, Bahri Bokshi dhe Ymer Rogova.

Mund të ju interesoj: