Fundamenti

Pacolli: Koalicioni i mjegullës nuk do të fitojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në Podujevë, ka thënë se ky koalicion është koalicion i shpresës dhe punës, raporton “Zeri.info”.

Pacolli po ashtu ka thënë se ndryshe nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, koalicioni tjetër sipas tij, është koalicion i mjegullës, i cili siç u shpreh Pacolli, po dëshiron që të krijoj mjegull tek qytetarët.

“T’ju them diçka a e dini pse ujku paraqitet atëherë kur ka mjegull. Këtë e demë të gjithë, mbrëmë në ora 12:00 u lirua një mjegull mbi kokat tona dhe dikush mendon të krijoj huti tek qytetarët e KOsovës, ta mban qytetarët e Ksovës në mjegull dhe ata mendojnë këtë. Dhe kjo ka qenë tipike për koalicionin tjetër. Ne jemi njerëz të sinqert. Ne mendojmë ta arrijmë Kosovën, me punë, me dinjitet, me dashuri”, ka deklaruar ndër të tjerash Pacolli, raporton “Zeri.info”.

FITORJA

Pacolli duke treguar një barcaletë, se si një plakë dhe një plakë kanë mbetur pa iftar, ai tha se sikurse ky çift i moshuar kur në kohë të iftarit nuk kishte asgjë për të ngrënë njëjtë është edhe siç e quan ai, koalicioni i natës.

Ai ka thënë se ky koalicion ka kopjuar koalicionin LDK-AKR-Alternativa, raporton “Zeri.info”.

“……Filloi tupani, erdhi iftari, as nuk pat sofër as iftar as asgjë, këto janë premtimet e atij koalicionit tjetër. Koalicioni tjetër koalicioni i natës, i frikës, i cili u formua në orën e fundit në ora 23:59 minuta. Dhe ky koalicion është koalicion i mjegullës. Programi i tyre është kopja jonë. Dhe koalicioni jonë është ai që do të ofroj së paku çdo të punësuar në çdo shtëpi. Çdo i shkolluar do të punësohet. Varet prej tij se a do ta dëshiroj që ta mbaj atë punë apo jo”, ka thënë ndër të tjerash Pacolli. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.