Pacolli bashkon Presidentë, ish Presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës në një darkë në shtëpinë e tij

Prishtinë – Numri dy i Qeverisë dhe kryediplomati i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka bashkuar në një darkë në shtëpinë e tij të gjithë mysafirët e shquar, që morën pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidenti Meta me bashkëshorte, diplomatë, Ambasadorë nga shumë vende të botës, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilarë të Pavarësisë si mysafirë të veçantë të Ministrit të Jashtëm Pacolli.
Gjatë kësaj darke u diskutua për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin e Kosovës me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi./rajonipress/