Eko Higjiena

“E ka lënë ushtrinë pa bukë”, Haradinaj vazhdon ta quaj Kurtin “Spiun të Serbisë”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i AAK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sërish kryeministrin e vendit, Albin Kurtin “Spiun i Serbisë”.

Haradinaj përmes foltores së Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kurti është mashtrues dhe ka arritur që ta lerë ushtrinë e Kosovës pa bukë.

“Po si është qeveria jonë, kryeministri? Në këtë foltore i kam thënë mashtrues…në vazhdimësi pa nda vazhdon me dobësua vendin që udhëheq. Ai godet pamëshirshëm Policinë e vendit, ushtrinë dhe AKI-në. Kur një ditë i kam thënë që është spiun i Serbisë, po është spiun i Serbisë, pasi ky njeri e ka lënë ushtrinë e tij pa bukë”, ka thënë ai.

Haradinaj po ashtu kërkoi që kjo qeveri duhet të ndërrojë, përcjellë Telegrafi.

Fundamenti

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj shpjegoi se si qytetarët i falënderohen ushtarëve të vendit, duke treguar rëndësinë e tyre për sigurinë e shtetit.

“Dy shprehje janë në përditshmëri te ushtarët, e para është ajo që thotë qytetari i vendit në vazhdimësi ‘faleminderit për shërbimin’. Pra qytetarët pa marr parasysh profesionin, apo përkatësinë e caktuar sa herë që i shohin ushtarët në uniformë e praktikojnë këtë shprehje. Ndërsa ata që ju japin urdhra në ushtri, i përshëndesin oficerët, nënoficerët, ushtarët ‘Nderime atdheut’. Këto dy fjalë shpjegojnë se çka është ushtria.

Sot po trajtojmë për logjistikën e ushtrisë sonë, gjashtë vjet pas themelimit të FSK-së. Logjistikën, ushtritë e botës me mijëra vjet e kanë gjet zgjidhjen. Ushtari dhe polici i Kosovës nuk ka shkuar aty për ushqimin e tij, kushtet, pagën por se ai ka shkuar aty që të shërbej për vendin e vet deri në frymën e fundit”, u shpreh Haradinaj. Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.